Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 759 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë regjistruar 61 aksidente trafiku, sipas raportit 24-orësh të Policisë.

Nga aksidentet e raportuara, 22 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 39 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet, shkruan sinjali.

Sipas statistikave të Policisë, 11 persona janë arrestuar, ndërsa në mbajtje janë dërguar nëntë persona.

Ndërkohë, nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit gjatë periudhës së përfshirë në raport.