Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:45 në rrugën Klinë–Gjakovë, përkatësisht në fshatin Volljak të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj tha për Sinjalin se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke u marrë me rastin.