Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:45 në rrugën “Adem Jashari”, në Pejë.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova, duke njoftuar se një person ka pësuar lëndime trupore
“Sot rreth orës 11:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ‘Adem Jashari’, në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.
Policia ka nisur procedurat për të hetuar rrethanat e aksidentit.