Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Gjilanit, ku janë përfshirë një automjet me targa civile dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar për trajtim mjekësor, konfirmoi për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Rreth orës 12:10 kemi pranuar një informatë se në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin ka qenë i përfshirë një automjet me targa civile dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka marrë drejtuesi i motoçikletës, i cili aktualisht po merr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan”, ka deklaruar Osmani.