Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë–Deçan, afër fshatit Raushiq.

Sipas informacioneve të para, një veturë është përplasur me një shtyllë elektrike, duke shkaktuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin.

Nuk ka ende informacione për persona të lënduar apo për shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti.