Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”, në fshatin Novosellë të Pejës, ku janë përfshirë dy automjete civile.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas personelit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për aksidentin e ka bërë të ditur togeri Sheremet Elezaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke hetuar rrethanat e aksidentit.