Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, më saktësisht në Bresje të Fushë Kosovës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.