Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Veternik të Prishtinës.

Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe po kryejnë veprimet e nevojshme.

Për momentin nuk ka informacione të tjera lidhur me të lënduarit apo rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare rreth rastit.