Një aksident tragjik ka ndodhur në Ngucat të Malishevës, ku një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga rimorkioja dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën.
Zëdhënësja e policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi ka deklaruar se rasti është raportuar në polici rreth orës 17:20.
"Informatën e kemi pranuar nga QKMF Malishevë se një person është dërguar pa shenja jete.Njësitet relevante të Policisë i janë përgjigjur menjëherë rastit, ku dyshohet se një person mashkull i moshës madhore, në fshatin Ngucat të Malishevës, duke punuar ka rënë nga rimorkioja dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën".
Në Lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim me policinë po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore.