Policia e Kosovës ka zhvilluar të premten kontrolle në dy fshatra të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, në kuadër të veprimeve policore lidhur me dyshimet për armëmbajtje të paligjshme.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, e ka konfirmuar për Sinjalin se kontrollet janë zhvilluar në fshatrat Stërmac i Epërm dhe Bërnjak.

Elshani ka bërë të ditur se aksioni tashmë ka përfunduar dhe se gjatë kontrolleve nuk është arrestuar apo shoqëruar asnjë person.