Një person është arrestuar në Janjevë të Lipjanit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 shtator 2026, rreth orës 09:50.

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka hapur profile false në emër të një gruaje kosovare.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.