Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunim.
Rasti ka ndodhur në Novobërdë, të enjten, në ora 18:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore.