Një person është arrestuar në rrugën “Martirët Aliu” në Obiliq, pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, ka kanosur një person tjetër.
Me urdhër të prokurorit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.
Pas intervistimit në polici, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.