Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht vëllanë dhe kunatën e tij, duke i kanosur me thikë dhe duke ushtruar dhunë psikike ndaj tyre.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 gusht 2026, rreth orës 14:00.

Dy viktimat, bashkëshortë kanë raportuar se i dyshuari vëllai dhe kunati i tyre i ka kanosur me thikë dhe më pas i ka sulmuar fizikisht.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është intervistuar lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje.