Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka dëmtuar laurën e një parkingu.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 20:50 ën Aeroportin e Prishtinës.

Tutje siç thuhet në raport pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Aeroporti i Prishtinës 20.09.2026-20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dëmtuar laurën e një parkingu. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.