Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, pas një mosmarrëveshjeje mes një çifti bashkëshortor.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 gusht 2026, rreth orës 18:40.

Viktima ka raportuar se bashkëshorti i saj, me të cilin bashkëjetonte, kishte vendosur të ndahej nga ajo, ndërsa gjatë konfliktit dyshohet se ia kishte marrë me dhunë fëmijën e tyre.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, fëmija i është kthyer nënës, ndërsa pas intervistimit të palëve, ato janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.