Policia ka dhënë detaje lidhur me kamionin që u kaplua nga zjarri në autostradën Prizren–Prishtinë, në zonën e Malishevës, pas një vetëaksidenti që ndodhi rreth orës 12:10.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur për Sinjalin se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit.

“Rreth orës 12:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident), të ndodhur në autostradë (drejtimi Prizren-Prishtinë, zonë e Malishevës). Në aksident është përfshirë një kamion, i cili pas aksidentit është përfshirë nga zjarri. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Krasniqi.