Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të zbulojë një sasi të municionit të padeklaruar gjatë kontrolleve në Zyrën e Brendshme Doganore në Ferizaj.
Sipas njoftimit, gjatë procedurave të zhdoganimit të mallit të një mauneje, kanë realizuar kontroll fizike të ngarkesës dhe zyrtarët doganorë kanë identifikuar një faturë që lidhej me një armë të ftohtë, pushkë.
Tutje në njoftim theksohet se kjo ka ngritur dyshime për praninë e mundshme të artikujve të tjerë të ndërlidhur me armë.
“Bazuar në këto dyshime, zyrtarët doganorë kanë zgjeruar kontrollin edhe në kabinën e maunes dhe në sendet personale të shoferit. Gjatë kontrollit të çantës personale janë gjetur dy kuti me municion, gjithsej 20 copë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu thuhet se rasti është proceduar më tej në përputhje me kompetencat ligjore dhe procedurat përkatëse.