Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të tentim-kontrabandimit të mallrave në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.
Gjatë kontrollit të një autobusi që po hynte në territorin e Kosovës, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara, përfshirë një aparat të ri kafeje dhe mallra të tjera të pajisura me faturë.
Sipas Doganës, mallrat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore, ndërsa vlera e përgjithshme e tyre kap rreth 4 mijë e 100 euro.
Për rastin janë ndërmarrë veprimet e parapara ligjore dhe janë iniciuar procedurat përkatëse.
Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës, si dhe në zbatimin e barabartë të ligjit në të gjitha pikat kufitare.