Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Fushë Kosovë, ku rreth 80 litra naftë dyshohet se janë marrë nga rezervari i një kamioni.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 28 shtator, rreth orës 11:00, viktima A.Th. ka raportuar se nga rezervari i kamionit të tij i ishte vjedhur një sasi e konsiderueshme e naftës.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima ka deklaruar se një natë më herët, më 27 shtator rreth orës 21:30, kishte vërejtur një veturë Pickup duke iu afruar kamionit.
Dyshimet kanë rënë mbi dy persona, Vehbi Ajvazi dhe Egzon Kosumi, të cilët më pas janë arrestuar në lidhje me rastin.
Pas veprimeve të para hetimore dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht mënyrën e kryerjes së vjedhjes dhe rrethanat e rastit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.