Remzi Arifi, i dyshuari për vrasjen e djalit të tij në fshatin Pogragjë të Gjilanit, vazhdon të jetë në arrati.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar nëse është arrestuar i dyshuari për ngjarjen e rëndë që tronditi Gjilanin mbrëmjen e së dielës.

Valon Osmani nga Policia e Gjilanit ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi më 11 tetor, rreth orës 19:30, në fshatin Pogragjë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën një 29-vjeçar.

I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa sipas konfirmimit të fundit të Policisë për Sinjalin, ai ende nuk është arrestuar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.