Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet në mesditë, në varrezat e fshatit Pogragjë.
Familja Arifi ka njoftuar se Bajram Arifi, 29-vjeçari që u vra dje në fshatin Pogragjë të Gjilanit, do të varroset nesër, të martën, më 13 tetor.
“Familjarë e miq të nderuar, ju njoftojmë se varrimi i më të dashurit tonë, Bajram Arifi, do të bëhet ditën e martë, më 13.10.2026, me drekë në varrezat e fshatit Pogragjë”, thuhet në njoftimin e familjes.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në kërkim policor.
Sipas dyshimeve, i dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit është babai i tij.