Ismet Alimusaj nga Strellci i Deçanit, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë të Pejës, ka ndërruar jetë sot në një spital në Shkup, merr vesh Sinjali.
Lajmin për vdekjen e njërit prej personave të aksidentuar e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot, më 5 shtator 2026, Policia është informuar se një person, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë, ka ndërruar jetë në një spital në Shkup. Trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, deklaroi Rugova.
Rrethanat në të cilat kishte ndodhur aksidenti po hetohen nga organet kompetente.