Një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Llukar të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Sipas Ahmetit, motoçiklisti ka vdekur si pasojë e plagëve të marra. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut rajonal.