Një person është arrestuar në Deçan, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 4 shtator nga një person, i cili ka deklaruar se, pas një mosmarrëveshjeje në vendin e quajtur “Uji i Thartë”, i dyshuari kishte ekspozuar një armë.
Njësitë policore dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku e takuan të dyshuarin.
Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një pushkë ajrore dhe një mjet i mprehtë – brisk.
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit në prani të avokatit.