Është ekstraduar në Kosovë 22-vjeçari nga Kosova, i cili ishte arrestuar të premten në Shkup, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për disa vepra penale.
Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, i dyshuari është Granit Kurtaj, ndërsa burimet bëjnë të ditur se ndaj tij kishte 13 urdhërarreste.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, G.K. ishte arrestuar rreth orës 17:00 në zonën e Bit Pazarit, nga zyrtarët policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor.
Ai kërkohej nën dyshimet për kryerjen e veprave penale të vjedhjes, vjedhjes së rëndë, lëndimit trupor dhe zhvatjes.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.