Një person është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë gjatë orëve të para të 10 tetorit, në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 01:10, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, është ekstraduar Shpend Hyseni, ndaj të cilit ishte aktive urdhëresa gjyqësore.

Pas përfundimit të procedurave, Hyseni është dërguar në vuajtje të dënimit prej 2 vitesh burgim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.