Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar medaljen e artë në garën “Cambrian Patrol”, të organizuar nga Ushtria Britanike.

Ekipi nga Regjimenti i Parë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore u rendit mes ekipeve më të suksesshme, në një garë ku morën pjesë mbi 60 ekipe nga vende të ndryshme dhe Mbretëria e Bashkuar.

Sipas FSK-së, kjo garë konsiderohet ndër më sfidueset në botë, ndërsa pjesëmarrja e vazhdueshme e ekipeve kosovare ka rezultuar me medalje edhe në vitet e kaluara.

FSK-ja ka vlerësuar profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të saj, të cilët këtë vit arritën të sigurojnë medaljen e artë.