Një person është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 12:20, në rrugën “Rrustem Berisha” në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas tij, bëhet fjalë për një burrë të lindur në vitin 1977, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në konsultim me të, është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”.
“Trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka njoftuar Elezaj.