Një person ka raportuar në polici se gjatë punimeve në pronën e tij, në Sllatinë të Ulët, ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr mjetet e dyshuara.

Rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë nga autoritetet kompetente.