Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se rreth orës 08:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Enver Maloku”.
Sipas tij, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit.
Ndërkohë, Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
Autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminimet në vendin e ngjarjes, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.