Gjykata ka shpallur sot vendimin ndaj dy të akuzuarve në rastin e barrikadave në veri të Kosovës, Dushan Dobraq dhe Millosh Radosavljeviq.
Dushan Dobraq është dënuar me 12 muaj burgim, ndërsa Millosh Radosavljeviq me 9 muaj burgim.
Vendimi është bërë i ditur gjatë seancës gjyqësore të mbajtur sot, e cila ka nisur në orën 09:30.
Dy të akuzuarit më herët kishin pranuar fajësinë për veprat penale me të cilat ngarkoheshin, përmes marrëveshjes së arritur me Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Pranimi i fajësisë kishte ndikuar që procedura ndaj tyre të zhvillohej në kuadër të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, ndërsa Gjykata sot ka vendosur për dënimet ndaj tyre.
Rasti lidhet me barrikadat e vendosura në veri të Kosovës, për