Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se diaspora shqiptare në Belgjikë do të protestojë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Sipas njoftimit, në Bruksel do të mbahen dy protesta brenda një jave, në zonën pranë institucioneve të Bashkimit Evropian.

Protesta e parë do të mbahet sot, më 4 tetor, nga ora 14:00 deri në 16:00, ndërsa protesta e dytë është paralajmëruar për të shtunën, më 10 tetor, në të njëjtin orar.

Protestat do të zhvillohen nën moton “Jo në emrin tim”.