Dy shoferë janë ndëshkuar në Shtime pasi janë kapur duke bërë tejkalim në vijë të plotë.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrolleve në rrugën “Skënderbeu”, F.O., 33 vjeç, me VW Caddy, është kapur duke tejkaluar në vijë të plotë në një kthesë me dukshmëri.
Atij i janë shqiptuar 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit.
Edhe M.B., 37 vjeç, me VW Passat, është ndëshkuar për të njëjtën shkelje. Gjatë kontrollit është konstatuar se vetura e tij kishte regjistrimin e skaduar që nga 17 korriku 2025.
Për këto dy kundërvajtje, ai është gjobitur me 400 euro, ka marrë 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të mjetit.
Policia Rajonale e Ferizajt ka thënë se do të vazhdojë kontrollet e shtuara në trafik.