Njësia patrulluese ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas të huaj i cili këmbë ilegalisht kishte kaluar vijën kufitare.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:15, në Han të Elezi.

Tutje thuhet se lidhur me rastin, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

“Hani i Elezit / 14.09.2026 – 13:15. Gjatë verifikimit ka rezultuar se i dyshuari kishte ndalesë aktive për dy vite për hyrje në Kosovë. Lidhur me rastin, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.