Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për një aksident trafiku në rrugën Deçan-Gjakovë, ku një kamion është përmbysur në fshatin Prilep.
Lidhur me rastin, për Sinjalin ka dhënë detaje zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.
Ai ka bërë të ditur se vetaksidenti është raportuar sot, rreth orës 14:00, ndërsa dyshohet se shoferi i kamionit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është vetaksidentuar.
Si pasojë e aksidentit, ngasësi ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke hetuar rrethanat e këtij rasti.