Një 28-vjeçar është ndaluar mbrëmjen e 14 shtatorit në pikën kufitare në Han të Elezit, pasi gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishte aktiv një urdhër-arrest.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Denis Murtezin, rreth 28-vjeçar.

Ai është ndaluar rreth orës 22:00 gjatë kontrollit kufitar.

Pas verifikimit në sistem, ka rezultuar se Murtezi kërkohej për veprën penale “Sulmi”.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ai ishte dënuar me gjobë në shumën prej 500 eurosh, por për shkak të mospagesës, dënimi i ishte shndërruar në 25 ditë burgim.

Pas realizimit të urdhëresës, 28-vjeçari është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Smrekonicës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.