Një 21-vjeçar është arrestuar mëngjesin e 30 shtatorit në fshatin Krasmirovc të Skenderajt, pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 09:20, Njësia e Urdhëresave ka lokalizuar dhe arrestuar Ardit Hazirin.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë për ekzekutimin e një dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muajsh.
Pas arrestimit, 21-vjeçari është dërguar për vuajtjen e dënimit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.