Disa kontejnerë të mbeturinave janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, gjatë protestës që po zhvillohet pranë institucioneve shtetërore.
Sipas Policisë së Kosovës, zjarret dyshohet se janë shkaktuar nga protestuesit, në kuadër të tensioneve të krijuara gjatë tubimit, raporton EO, transmeton Sinjali.
Pamjet nga vendi tregojnë kontejnerët duke u djegur, ndërsa situata në këtë pjesë të kryeqytetit është tensionuar.
Policia ka vazhduar qëndrimin në terren për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike. Më herët, situata ishte përshkallëzuar edhe pas hedhjes së mjeteve të ndryshme, mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve drejt institucioneve shtetërore, pas së cilës Policia përdori gaz lotsjellës.
Deri tani nuk është raportuar për persona të lënduar rëndë si pasojë e këtyre incidenteve.