Një kontroll në zonën e Dheut të Bardhë ka çuar në gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të dyshuar të marihuanës te një 29-vjeçar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 20 shtator, rreth orës 12:30, në restorantin e pompës së derivateve “Fama Petrolle”.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, te Valon Sabani, 29-vjeçar, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2.47 gramë substancë e dyshuar si marihuanë.

Sabani është intervistuar lidhur me rastin dhe më pas, me urdhër të Prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe i është kaluar njësisë kompetente për hetime të mëtejshme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.