Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Kalludër e Vogël, Zubin Potok 19.04.1999-NN. Lidhur me rastin, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.