Sinjali mëson ekskluzivisht se gjyqtari i arrestuar sot nga organet e rendit është Avdirrahman Gashi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar Sinjali, Gashi është arrestuar gjatë ditës së sotme, ndërsa deri në këto momente nuk janë bërë të ditura zyrtarisht rrethanat që kanë çuar në arrestimin e tij.

Ende nuk ka informacione të konfirmuara lidhur me veprën penale për të cilën dyshohet gjyqtari Gashi, e as për veprimet e mëtejme që pritet të ndërmerren ndaj tij.

Sinjali është duke përcjellë nga afër zhvillimet lidhur me rastin dhe do t’ju mbajë të informuar sapo të sigurohen detaje të reja.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.