Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është dërguar për mjekim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi e njëjta është lënduar rëndë në vendin e punës.
Rasti ka ndodhur më 10 shtator 2026, në ora 07:35.
“Viti / 10.09.2026 – 07:35. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që e njëjta derisa ka qenë në vendin e punës ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy të dyshuar meshkuj kosovarë.