Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 14 gusht 2026, rreth orës 17:43, në rrugën Klinë–Skenderaj, në Jashanicë të Klinës, ku ishin përfshirë një veturë dhe një automjet transportues.

Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të pësuara në aksident, por më 29 gusht ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.