Protestuesit kanë nisur të mblidhen për të dytën ditë me radhë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Sylaj Zekaj në Vitomiricë të Pejës.

Sikurse ditën e djeshme, edhe sot protestuesit pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe ndërtesës së Qeverisë.

Përmes kësaj proteste, ata po kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Protesta vjen në vazhdën e reagimeve publike pas rastit të rëndë në Pejë, me kërkesat për mbrojtje më të madhe të grave dhe përgjegjësi nga institucionet përkatëse.