Një veturë ka përfunduar në lumin Llap, pasi dyshohet se drejtuesi i saj ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e incidentit dhe as sa persona ndodheshin në automjet në momentin e ngjarjes.
Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.