Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka bërë thirrje për protestë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka theksuar se Arlinda nuk është rasti i vetëm dhe se ka shumë gra që përballen me dhunë dhe nuk marrin mbështetjen e nevojshme.
“Nuk është veç Arlinda, ka plotë Arlinda”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka kërkuar mobilizim përmes protestës, në mbështetje të Arlindës, grave të vrara dhe të gjitha grave që janë viktima të dhunës dhe që, sipas saj, nuk kanë përkrahjen e duhur.
“Urgjent të dalim në PROTESTË, për Arlindën, për të gjitha gratë e vrara e për të gjitha ato që sot janë viktima të dhunës e nuk i përkrahë askush”, ka shkruar deputetja.