Ka ndërruar jetë Bajram Arfiaj nga fshati Shtupel i Klinës, rreth dy javë pasi ishte përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Jashanicë.
Pavarësisht trajtimit mjekësor, i riu nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra në aksident.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes njoftimeve në rrjetet sociale.
Ndarja e tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit.