Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale, përfshirë shitblerjen e paautorizuar të substancave narkotike, posedimin e paautorizuar të armëve dhe manipulimin me prova.
Policia e Kosovës ka njoftuar se operacioni është realizuar më 10 shtator nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë e tjera relevante.
Operacioni ka ardhur pas një pune hetimore dhe operative, përmes së cilës zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe zbuluar personat e dyshuar për kryerjen e këtyre veprave penale.
Pas arrestimit dhe intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.