Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona të kërkuar në rajonin e Pejës, gjatë periudhës nga 14 deri më 20 gusht 2026, në kuadër të realizimit të urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Sipas njoftimit të Policisë, personat e arrestuar dyshoheshin për vepra të ndryshme penale.

Nga 13 të arrestuarit, tetë persona janë dërguar për vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar në seanca gjyqësore.

Këta të fundit, pas pagesës së dënimit me gjobë, janë liruar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente për personat e kërkuar.